Vrasja e babait, Bushkola: Trupi u zhvendos natën, pse makina ishte ‘çelësi’

26 Shkurt 2024 | 21:56

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se lëvizja e makinës ishte çelësi që Policia të zbardhte vrasjen e 50-vjeçarit në fshatin Shënavlash të Durrësit nga fëmijët e tij.

Komentet Bushkola i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kamerat e sigurisë zbuluan se makinën e drejtonte djali i familjes Meta, Amarildo dhe jo Pëllumbi, i denoncuar i zhdukur.

Ai shtoi gjithashtu se vrasja e 50-vjeçarit është bërë rreth orës 16:00 dhe zhvendosja e trupit të tij është bërë gjatë natës.

“Kontradikta kanë qenë edhe dëshmitë e fëmijëve. Sot në sallën e gjyqit vajza mori sërish përsipër autorsinë. Fejesa ka qenë e vetmja gjë koherente. Çështja më e rëndësishme në gjithë këtë histori që zbardhi gjithë ngjarjen, është pikërisht makina. Unë e njoh zonën, ka qenë e vështirë të kishte kamera sigurie. Por ka qenë një kamera sigurie.

Pasi automjeti ka dalë në aksin Shkozet-Sektori Rinia, aty kemi plotë biznese me kamera sigurie, të cilat kanë kapur momentin që makina drejtohej nga djali Amarildo. Ne nuk ndajmë dot tani se kush është personi që ka kryer vrasjen.

Fëmijët e kanë përjashtuar nënën, por ajo është në akuzë nga Policia. Problemi më i rëndëishëm ka qenë zhvendosja e trupit. Vrasja ka ndodhur rreth orës 16:00. Zhvendosja e trupit është bërë gjatë natës. Largimi i automjetit është bërë mëngjesin e ditës së nesërme. Ka qenë kjo zhvendosje e mjetit që ka çuar në zbardhjen e ngjarjes”, tha Bushkola.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026