Zarf me pluhur të bardhë, kërcënohet me jetë djali i Donald Trump

27 Shkurt 2024 | 09:04

Ekuipazhet e urgjencës u përgjigjën pasi një zarf që përmbante një pluhur të bardhë të paidentifikuar u dërgua në shtëpinë e Donald Trump Jr., djalit të madh të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Një burim i njohur me rastin tha se rezultatet e testit të substancës ishin të paqarta, por se zyrtarët nuk besonin se ishte vdekjeprurëse, raporton ABC neës.

Trump Jr hapi letrën në zyrën e tij në Florida dhe anëtarët e shërbimeve speciale të veshur me kostume mbrojtëse u përgjigjën shpejt.

Policia tha se hetimi po kryhet nga Zyra e Sherifit të Palm Beach, në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të SHBA, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Trump Jr shpesh drejton punët e fushatës së babait të tij dhe kjo është hera e dytë që pluhuri i bardhë i dërgohet atij.

Në vitin 2018, gruaja e tij e atëhershme Vanessa u dërgua në një spital të Nju Jorkut pasi hapi një zarf drejtuar burrit të saj, i cili përmbante një pluhur të bardhë të paidentifikuar.

Policia më vonë tha se substanca nuk ishte e rrezikshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026