PD: Standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar

27 Shkurt 2024 | 12:30

Nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri mbajti këtë të martë një deklaratë për media në lidhje me raportin e BERZH për Shqipërinë.

Pampuri nënvizoi se raporti i BERZH evidentoi se standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar.

Nënkryetarja e PD bëri fajtore për raportin qeverinë dhe tha se maxhoranca jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, por jeta e tyre vitet e fundit është përkeqësuar edhe më shumë në aspektin ekonomik.

“Standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar.

Kjo qeveri jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, por jeta e tyre vitet e fundit është përkeqësuar edhe më shumë në aspektin ekonomik.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për çdo nënë, për çdo familje, se sa brezi i ri.

E ardhmja jonë.

Kjo qeveri i ka braktisur dhe ata.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e saj të fundit thekson se pas vitit 2018 qeveria në Shqipëri ka qenë pengesa kryesore për investitorët e huaj dhe inkurajimi i të rinjve për t’u larguar nga Shqipëria.

Kjo është një kambanë alarmi, të cilën PD e ka ngritur shumë herë.

Një qeveri e korruptuar nuk mund të vazhdojë të qëndrojë, sepse çdo ditë që kalon vetëm thellon korrupsionin dhe largon rininë nga vendi, sepse ata nuk shohin asnjë lloj të ardhme.

Partia Demokratike është e vendosur të bëhet një alternativë e besueshme për shqiptarët.

Këtë do ta bëjmë me programin tonë për të rinjtë dhe për krijimin e një klime të mirë biznesi për investitorët vendas dhe të huaj.

Kjo qeveri ka krijuar një oligarki, duke thelluar ndarjen dhe duke pasuruar disa në kurriz të të tjerëve.

PD do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë, duke garantuar që liria ekonomike dhe një klimë e mirë biznesi do t’i japin mundësinë secilit të tregojnë aftësinë që kanë dhe të marrin atë që meritojnë”, tha Pampuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026