Kaluan afatet e paraburgimit, lirohet Vangjush Dako

27 Shkurt 2024 | 14:27

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, nga arrest në burg në arrest në shtëpie.

Dako u lirua pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Të hënën, GJKKO pasi shqyrtoi kërkesën e ndërtuesit të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Fiqiri Farruku, për zbutje të masës së sigurisë, vendosi ta çojë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026