Rriten çmimet e banesave në Shkodër, sa kushton një shtëpi në qytetin verior
Nëse ke vendosur që të blesh një shtëpi të re në qytetin e Shkodrës, atëherë nuk duhet të presësh dhe shumë. Nëse me parë një metër katror në qendër të qytetit ka kushtuar nga 800-1000€ metri katror, tashmë është e vështirë të gjesh shtëpia që vlerësohen me pak se 1300€ metri katror.
Kërkesa e madhe për të blerë banesë por dhe për të marrë me qira një të tillë ka rritur së tepërmi çmimet.
Tashmë kryeqendra e veriut është një nga zonat më të preferuara të investitorëve për vete perspektivën e zhvillimit që ka ky qytet.
“Momentalisht çmimet e ndërtesave të reja janë më 1300€ metri katror, një ndryshim shume i shpejtë që ka ndodhur sidomos në dy vitet e fundit nga 100€ në vit minimumi. Kështu që shohim një rritje shumë të madhe progresive me vitet e ardhshme”,–tha Gerti Koxha, agjent imobiliar.
Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe tek banesat që merren me qira të cilat në të shumtën e rasteve po përdoren për qëllime biznesi në platforma të huaja.
“Rritja ka qenë shumë e madhe sidomos vitin e fundit . Ka pasur një shpi që është lëshuar 270-300€ vjet, sot është 350-400€ . Është rritur ekstremisht shumë pasi njerëzit janë duke i përdorur për Arbnb sepse edhe hoteleria nuk është e mjaftueshme për vendin dhe turistët shpresojnë me gjet edhe shtëpi në Arbnb, por numri është i limituar”, tha Gerti Koxha, agjent imobiliar.
Në fund agjenti imobiliar këshillon të gjithë ata që kanë kapital, që t’a investojnë në prona sidomos në Shkodër pasi pritshmëritë për kryeqendrën e veriut janë shumë të mëdha nisur dhe nga investimet që priten nga qeveria por dhe me imazhin ndryshe që transmetoi gjatë vitit 2023 në fushën e turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit