Presidenti Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet nga ministri Hasani

28 Shkurt 2024 | 07:03

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti mbrëmjen e së martës në Tiranë.

Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë Shkurov.

“Një moment kyç për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, e cilësoi ministri i jashtëm Igli Hasani vizitën e  presidentit  ukrainas  përmes një postimi në X.

Zelensky do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën që do të mbahet ditën e nesërme, ku pjesë do të jenë përfaqësues nga vendet e rajonit dhe më gjerë.

Kjo është vizita e parë e presidentit të Ukrainës në vendin tonë, dhe një nga të paktat vizita që Zelensky ka zhvilluar jashtë vendit që nga nisja e luftës me Rusinë dy vite më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026