Aleatët braktisin Macron, SHBA-Britani-BE: Jo trupa të NATO në Ukrainë
Edhe Uashingtoni ka dalë kundër idesë së presidentit Emmanuel Macron, për dërgimin e mundshëm të trupave tokësore në Ukrainë. Një funksionar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” se Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të dërgojnë trupa për të luftuar kundër rusëve.
Megjithatë, presidenti Joe Biden ka përsëritur apelin drejtuar Kongresit që të miratojë ndihmën e radhës për Ukrainën, “e cila ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje”, tha Biden.
Edhe Mbretëria e Bashkuar nuk ka ndërmend të dërgojë ushtarë në Ukrainë, aq më tepër në “shkallë të gjerë”.
Deklarata është bërë nga qeveria e Rishi Sunak, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte hipotezës së bërë nga shefi i Elizeut, për një prani ushtarake evropiane në terren.
Deri më sot, Londra zyrtare ka ofruar mbështetje duke dërguar në Ukrainë instruktorë ose këshilltarë ushtarakë, krahas sinjalizimeve për vullnetarë.
“Jemi në dijeni të deklaratave publike të disa shteteve anëtare, sipas të cilave mund të konsiderohet dërgimi i trupave tokësore në Ukrainë. Por kjo nuk është diskutuar në nivel evropian”.
Deklarata është bërë nga zëdhënësi i BE-së për politikën e jashtme Peter Stano, gjatë një konference për shtyp.
Por të mërkurën, Parisi zyrtar ka insistuar sërish mbi këtë ide. Ministri i Jashtëm Stéphane Séjourné ka deklaruar se për Ukrainën duhet të mendohen ide të reja, që t’i përgjigjen nevojave të saj. Ai i është referuar fushatës së çminimit të territoreve, luftës kibernetike dhe prodhimit të armëve në territorin ukrainas.
Më herët, ideja e presidentit Macron u refuzua edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa Moska deklaroi se një lëvizje e tillë do të çonte në luftë të hapur mes Rusisë dhe Perëndimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta