Macron bën deklaratën e fortë: Nuk përjashtohet dërgimi i trupave të NATO në Ukrainë

27 Shkurt 2024 | 09:42

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se dërgimi i trupave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk mund të “përjashtohet” si mundësi.

Deklarata e fortë erdhi gjatë një samiti për Ukrainë të mbajtur mbrëmjen e të hënës në kryeqytetin francez.

Rreth 20 liderë evropianë u mblodhën në Paris për t’i dërguar presidentit rus Vladimir Putin një mesazh të vendosmërisë evropiane për Ukrainën dhe për të vijuar mbështetjen me armatime ndaj Kievit, përfshirë dhe raketat.

“Ne jemi të bindur se humbja e Rusisë është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, u tha Macron gazetarëve pas takimit.

“Nuk ka konsensus sot për të dërguar trupa në terren në mënyrë zyrtare dhe të miratuar. Por në aspektin dinamik, asgjë nuk mund të përjashtohet”, tha ai.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Rusia të mos fitojë.”

Macron nuk pranoi të jepte detaje se cilat shtete po shqyrtonin dërgimin e trupave, duke thënë se ai preferon të ruajë një “paqartësi strategjike”.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Shtetet e Bashkuara nuk kishin plane të dërgonin trupa për të luftuar në Ukrainë dhe se gjithashtu nuk kishte plane për të dërguar trupa të NATO-s për të luftuar në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026