Operativët iranianë në Jemen po ndihmojnë Huthin të kryejë sulme

28 Shkurt 2024 | 22:16

Operativët nga Irani dhe aleati i tij libanez, Hezbollah, janë duke punuar brenda Jemenit për ta ndihmuar grupin rebel, Huthi, të kryejë sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare, tha të martën Tim Lenderking, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Jemenin.

Irani është “duke i pajisur dhe lehtësuar” sulmet e Huthit, tha Lenderking.

“Raportet e besueshme publike sugjerojnë se një numër i madh i operativëve iranianë dhe të Hezbollahut libanez janë duke i mbështetur sulmet e Huthit brenda Jemenit”, tha Lenderking.

“Nuk mund ta paramendoj se populli jemenas dëshiron t’i shohë këta iranianë brenda vendit të tyre. Kjo duhet të ndalet”, shtoi ai.

Sulmet e grupit rebel Huthi në Detin e Kuq kanë nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kundër caqeve këtij grupi në Jemen.

Më 25 shkurt, SHBA dhe Britania kryen sulme ndaj 18 caqeve të grupit rebel, Huthi, në Jemen, si përgjigje ndaj një rritjeje të sulmeve nga kjo milici e mbështetur nga Irani ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.

Sipas zyrtarëve amerikan, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë i goditën caqet në tetë lokacione, duke i shënjestëruar raketat, raketahedhësit, dronët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Huthit.

Kjo ishte hera e katërt që SHBA-ja dhe Britania kryen sulme të përbashkëta kundër caqeve të Huthit prej 12 janarit.

Por, Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme pothuajse çdo ditë kundër kësaj milicie, e cila kontrollon pjesët më të banuara të Jemenit dhe ka thënë se po kryen sulme ndaj anijeve tregtare në shenjë përkrahjeje për palestinezët gjatë luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026