“Po armatosen”- Çollaku: Hapësira shqiptare kthehet në fortifikatë ndaj ndikimit rus

28 Shkurt 2024 | 21:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se Ballkani po kthehet në një lloj fortifikimi kundër influencës ruse.

Komentet Çollaku i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, armatimi i Shqipërisë e Kosovës dhe ndërtimi i bazës së NATO-s në Kuçovë janë tregues që Perëndimi po përgatitet për t’iu kundërpërgjigjur çdo lloj aventure të Vladimir Putinit.

Ai tha gjithashtu se vëmendja e Perëndimit është në armatimin dhe forcimin kryesisht të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Këto janë çështje të natyrës strategjike e taktike. Janë deklarata taktike, por fakt është se për fatin e mirë edhe të rajonit tonë, Ballkani shikohet sot si një zonë e rrezikuar nga pikëpamja e sigurisë nga influencat ruse, por po ashtu kthehet në një fortifikatë të çdo lloj influence ruse për destabilizim.

Nuk ishte rastësore edhe vizita e Blinken, ndërtimi i bazës në Kuçovë, armatimi i Kosovës dhe Shqipërisë. Pra ka një kontekst sigurie në krejt Ballkanin Perëndimor, por kryesisht në hapsirën shqiptare, për t’ju përgjigjur çdo lloj aventure të Rusisë apo të aleates së saj në Ballkan, Serbisë”, tha Çollaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026