Tirana pret Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mungon Kurti

29 Shkurt 2024 | 08:46

Tirana pret sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Në listën e pjesëmarrësve në takim mungon emri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili nuk do të jetë në këtë samit.

Euronews Albania pyeti zyrën e shtypit të kryeministrit Kurti dhe mori këtë përgjigje:

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”.

Axhenda e samitit

09:30 MBËRRITJA E LIDERËVE (Pallati i Kongreseve)

09:45 FJALËT HAPËSE KRYEMINISTRI RAMA – KOMISIONERI VARHELYI

10:45 FOTO FAMILJARE

12:00 FIRMOSJA E MARRËVESHJES

12:30 KONFERENCË PËR SHTYP

Lisa e Pjesëmarrësve1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë3-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin13-Maja Pishkeviq –  Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026