VIDEO| Mbahet Samiti BE-BP në Tiranë, Rama pret liderët rajonal dhe zyrtarët e BE

29 Shkurt 2024 | 09:43

Tirana priti këtë të martë Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Rama, i stacionuar në hyrje të Pallatit të Koncerteve, priti delegacionet nga vendet e rajonit dhe zyrtarët e Bashimit Evropian.

Në samit ishte i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Kryeministri Kurti mungoi fizikisht në Samit për shkak të agjendës, por do të marrë pjesë online gjatë punimeve të samitit.

Samiti është në vazhdën e planit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Lisa e Pjesëmarrësve1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin13-Maja Pishkeviq –  Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026