Substanca e ndaluar që e pezulloi me 4 vite nga futbolli Pogbanë

Pogba
29 Shkurt 2024 | 14:07

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është përjashtuar për 4 vjet nga futbolli pas shkak të doping-ut.

Ish-lojtari i Manchester United u pezullua përkohësisht në shtator pasi një testi që zbuloi nivele të larta të testosteronit në trupin e tij.

Francezi 30 vjeçar, u testua rastësisht pas ndeshjes së parë të sezonit të Juventusit më 20 gusht.

BBC raporton se Pogba do të apelojë kundër vendimit të gjykatës kombëtare antidoping të Italisë.

Pogba iu nënshtrua një testimi të dytë në muajin tetor, ku prokuroria antidoping kërkoi një pezullim për katër vjet nga futbolli profesionist.

Një zëdhënës i Juventusit i tha agjencisë së lajmeve AFP, se vendimi i ishte paraqitur klubit mëngjesin e kësaj të enjteje.

Vendimi do të thotë se Pogba nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në vitin 2027, kur ai do të jetë 33 vjeç.

Pogba beson se mund ta ketë marrë substancën e ndaluar pa dashje.

Duke folur në kohën e pezullimit fillestar, agjentja e Pogba, Rafaela Pimenta, tha: “Ajo që është e sigurt është se Paul Pogba nuk ka dashur kurrë të thyejë asnjë rregull”.

Testosteroni është një hormon që rrit qëndrueshmërinë e atletëve dhe që është i ndaluar për futbollistët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026