Vëzhguesit ndërkombëtar, kritika Vuçiç për procesin elektoral në serbi

29 Shkurt 2024 | 15:16

Raporti përfundimtar i vëzhguesve ndërkombëtarë vlerëson se zgjedhjet në Serbi u manipuluan nga partia e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Dokumenti i OSBE/ODIHR thekson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë 2023 u dominuan nga përfshirja vendimtare e Presidentit, e cila, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijoi kushte të padrejta për garuesit.

Gjithashtu, në dokument thuhet se fushata u dëmtua nga retorika e ashpër, paragjykimet në media, presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike.

Vëzhguesit thonë se presionet ndaj administratës dhe skemat për të nxitjen e votuesve kanë deformuar garën elektorale.

Pas publikimit të raportit, kryeministrja Ana Brnabiç deklaroi se opozita dhe mediat kanë keqinformuar vëzhguesit ndërkombëtar. Ajo tha se zgjedhjet në Serbi ishin të lira dhe të ndershme.

Opozita serbe ka nisur protestat që pas përfundimit të zgjedhjeve në dhjetor duke kërkuar anulimi e një pjesë të tyre.  Pas publikimit të raportit drejtues të opozitës serbe kanë deklarua se protestat do të vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026

Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë

Një superkompjuter në Kinë ka arritur të zërë vendin e parë në botë, duke u renditur si sistemi më i fuqishëm kompjuterik global, sipas listës...
19:27 | 24/06/2026

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026