Shkaktoi aksidentin me 2 viktima 2022, Apeli shpall të pafajshëm shoferin
Gjykata e Apelit ditën e sotme ka shpallur të pafajshëm Marsel Bushon, 35 vjeç për veprën penale “Shkaktim aksidenti me pasojë vdekje”.
Busho u shpall fajtor rreth dy vite më parë pasi u përfshi në një aksident në Rrugën e Kombit, ku për pasojë humbën jetën dy miqtë e tij, që udhëtonin në makinë me të, Denis Gjeta dhe Marius Çeça.
Për aksidentin e ndodhur më 20 gusht të vitit 2022 Gjykata e Lezhës dënoi me 5 vjet burg Bushon, por ky i fundit nuk do të kryejë asnjë vit burg.
“Deklarimin fajtor të pandehurit M. B për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 290/4 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite denimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, duke i ulur 1/3 e dënimit të mësipërm, i pandehuri M. B dënohet me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale M. B, i cili kërkoi deklarimin e pafajshëm, në alternativë në mbështetje të nenit 59 të K.Penal dënimin e tij me minimumin që parashikon dispozita ligjore dhe pezullimin e ekzekutimit të dënimit për pjesën e pavuajtur / mbetur të dënimit”-njofton Gjykata.
Busho asokohe humbi kontrollin e mjetit në afërsi të Rubikut, duke përfunduar i përplasur me barrierat metalike. Gjeta dhe Çeça humbën jetën në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta