”BE s’ka nevojë për Sputnik V”, Thierry Breton: Arrijmë imunizimin deri më 14 korrik. Kompania ruse: Po paragjykohemi

21 Mars 2021 | 14:18

Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për vaksinën ruse Sputnik V  dhe mund të arrijë imunizimin e popullsisë  duke përdorur produktet evropiane u shpreh Komisioneri i Bashkimit Evropiane për Tregtinë e Brendshme Thierry Breton.

“Ne nuk kemi absolutisht nevojë për Sputnik V. Sot, ne kemi kapacitetin për të dhënë 300 deri në 350 milion doza deri në fund të Qershorit dhe për këtë arsye deri në 14 Korrik … ne kemi mundësinë  të arrijmë imunitetit në të gjithë kontinentin,” – tha për televizionin francez Komisioneri Breton, i cili kryeson task-forcën ekzekutive të unionit  për vaksinat.

Në një seri postimesh në Tëitter, prodhuesi i vaksinave Sputnik V akuzoi Breton për “paragjykim’.

“Evropianët duan  të kenë një zgjedhje të vaksinave të sigurta dhe efikase, të cilat deri më tani nuk keni arritur t’i siguroni,” – u shpreh kompania ruse në një reagim.

Duke u përballur me mungesa nga vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave disa vende të BE kanë në plan të përdorin apo edhe të prodhojnë vaksinën “Sputnik V”.

EMA ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për miratimin e vaksinës ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026