Kërkon t’i afrohet Juventusit, Milani përballet me Lazion
Dy ndeshjet e fundit pa fitore në kampionat kanë rikthyer sërish në qendër të vëmendjen Milanin, por më tepër trajnerin Pioli, me këtë të fundit që kërkon fitoren nga të tijët. Në mbrëmje luan në transfertë me Lazion, një skuadër që po ashtu vjen me luhatje. Në sfidat e fundit, ecuria e kuqezinjve është shumë më e mirë, por diferenca me bardhezinjtë është 4 pikë, ku edhe në rast fitore, sërish nuk do të mund ti kalonte torinezët në klasifikim.
Grupi i lojtarëve është thuajse i plotë me përjashtim të Jovic tek kuqezinjtë, ndërsa tek lacialët Patric e Rovella. Mbrëmjen e kësaj të premte luhen përballje interesante dhe në dy liga të tjera evropiane, konkretisht në Gjermani e Francë. Bayerni i Mynihut bëhet gati për Lazion të martë, kështu që në Bundesligë do të luajë mbrëmjen e së premtes, në mënyrë për të pasur kohë për përgatitjet. Bavarezët sfidohen nga Freiburg, ndërsa forma negative e kampionëve i jep shpresë vendësve për një rezultat pozitiv.
Mungesat mbeten shqetësim, ku krahas dyshes Coman-Gnabry, listës i bashkohet dhe Leroy Sane, ku në total janë 10 futbollistë. Në Ligue 1 kampionët në fuqi ndeshen me Monacon, ekip që gjatë viteve të fundit ka bërë mjaft mirë. Edhe pse renditet në vendin e tretë, diferenca me Parisin kryesues është 13 pikë, ndërsa shpresat për të qenë surprizë janë të pakta. Ndeshja e fazës së parë u fitua lehtësisht nga të besuarit e Luis Enrique në shifrat 5-2. PAvarësisht cështjes Mbappe që ka sjellë jo pak probleme, PSG është favorite për fitimin e përballjes.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta