Bilbao mposht sërish Atletikon, baskët në finale të Kupës së Mbretit

1 Mars 2024 | 14:57

Atletik Bilbao dhe Majorka janë dy skuadrat finalist të Kupës së Mbretit në Spanjë, me baskët të cilët u konfirmuan pasi eliminuan Atletikon e Madridit. Mbrëmjen e së enjtes në San Mames, të besuarit e Valverdes prodhuan një ndeshje spektakolare, duke mos e vendosur për asnjë çast në dyshim fitoren, e duke shkuar deri në stacionin e fundit të këtij kompeticioni, për të cilin padiskutim mund të konsiderohen ekspertë.

Një pjesë e parë që nisi mirë pas vrullit që i dhanë dyshja Inaki e Nico Willimas, të cilët shënuan nga një gol në minutat 13 dhe 42’. Atletiko shpërdoroi disa mundësi për të shënuar, ndërsa në fraksionin e dytë panorama ishte e njëjtë. Bilbao që provonte me kundërsulme, ndërsa në minutën e 61’ vulosi fitoren 3-0 me golin e Guruzeta, i cili nuk e pati të vështirë ta ndalte topin në rrjetë, pas një vendosje jo të mirë të difensivës kundërshtare.

Edhe në Wanda Metropolitano ishin baskët që triumfuan në ndeshjen e parë 0-1, duke bërë që rezultati total të jetë 4-0, e duke avancuar si favoritë në finale për fitimin e trofeut. Plot 23 herë e ka fituar kupën e mbretit kjo skuadër, teksa rekordin e mban Barcelona me 31 trofe, ndërsa në vendin e 3-të qëndron Reali me 20. Sa i përket Majorkas, ka fituar vetëm 1 kupë mbreti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026