VIDEO| Vdiq në burg, Navalny përcillet në banesën e fundit! Mijëra të pranishëm
Ish-lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është varrosur ditën e sotme në varrezat Borisovskoye të Moskës.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur ekipi i tij. Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë mortore të Navalnyt, teksa kishte edhe një prani të lartë të Policisë.
Shumë prej tyre mbanin lule, ndërsa të tjerë mbanin portretet e kritikut të shquar të Kremlinit teksa erdhën për të nderuar.
Disa mbështetës u lejuan në varrezat e Borisovskoye të Moskës për të hedhur dhe mbi arkivolin e Alexei Navalny-t.
❤️🩹 Люди бросают по горсти земли
Видео: тгк Можем объяснить pic.twitter.com/Wy3PtrViPb
— Команда Навального (@teamnavalny) March 1, 2024
Varrezat do të mbyllen së shpejti, por raportet e mediave ruse thonë se njerëzit po vazhdojnë të vijnë ende.
⚡️Thousands of people came to Borisovskoye cemetery to say goodbye to Alexei Navalny. pic.twitter.com/2veCNwVcNd
— The Anti-Corruption Foundation (@ACF_int) March 1, 2024
Kujtojmë se Navalny ishte kritiku kryesor i presidentit Vladimir Putin dhe ai ndërroi jetë teksa po vuante një dënim prej 19 vitesh në një burg të Arktikut.

LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West