Shpërthimi me viktima e të plagosur, banori: U tronditën edhe dyert e shtëpive
Një shpërthim në një kapanon tronditi ditën e sotme qytetin e Lushnjës dhe la pas deri më tani 2 viktima dhe 8 të plagosur, mes të cilëve edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela.
Një banor i zonës tregoi për Euronews Albania detaje lidhur me ngjarjen, ku tha se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa janë tronditur dyert dhe dritaret e banesave të zonës.
Ai tha gjithashtu se banorët e tjerë të zonës janë trembur nga shpërthimi.
Kujtojmë se të plagosurit nga incidenti ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 4 prej tyre janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
“Ka qenë një tronditje shumë e fortë, janë tronditur të gjitha dyert e shtëpisë, njerëzit janë trembur. Shtëpia ime mund të jetë 100 metra larg prej këtu. Nuk e njihja biznesin se çfarë tregtohej këtu. Po bëhej ndërtim i ri. Mos të gaboj, biznesit më duket se e ka Bujar Çela”, tha banori i zonës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta