Vala e tretë e COVID-19 drejt Britanisë, Johnson: Së shpejti do ndiejmë efektet e saj
Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi të hënën se vala e tretë e coronavirusit që po kalon nëpër Evropë mund të drejtohet në Britani.
“Mendoj se një gjë që ia vlen të theksohet është se kontinenti i vjetër aktualisht po përjeton valën e tretë dhe njerëzit në vendin tonë nuk duhet të kenë iluzione. Eksperienca e mëparshme na ka mësuar se kur një valë godet fqinjët tanë, atëherë do të mbërrijë edhe në brigjet tona dhe unë pres se do të ndjejmë efektet e saj. Ndaj po ecim përpara me procesin tonë të vaksinimit sa më shpejt të mundemi”, tha Johnson.
I pyetur lidhur me rrezikun që programi i vaksinimit të Britanisë të pengohet nga BE-ja, që mund të bllokojë eksportet e vaksinave drejt Mbretërisë së Bashkuar, Johnson tha se nuk pret që një gjë e tillë të ndodhë.
Liderët e vendeve anëtare pritet të diskutojnë vendosjen e një embargoje mbi eksportin e vaksinave drejt Britanisë në një samit që do të mbahet të enjten, pasi kanë mbetur mbrapa Mbretërisë së Bashkuar në procesin e vaksinimit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë