Kasparov: Rusia mund t’i humbë disa territore, nëse s’e fiton luftën në Ukrainë

2 Mars 2024 | 08:10

Lideri opozitar rus në mërgim dhe bashkëthemeluesi i Forumit Rusia e Lirë, Garry Kasparov, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) më 1 mars se kufijtë e tanishëm të Rusisë “mund të ndryshojnë”, nëse Moska e humb luftën në Ukrainë, por shtoi se shpërbërja e plotë e Rusisë nuk ka gjasa të ndodhë.

Rajonet të cilat mund të ndahen nga Federata ruse, sipas Kasparov, janë republikat si, Tatarstani, Bashkortostani, Dagestanu dhe Çeçenia, por ai theksoi se nuk beson se gjithçka është e qartë për atë që do të ndodhë pas luftës.

“Në fund të fundit, rol të madh në këtë çështje do të luajnë faktorët ekonomikë. Por, është shumë e rëndësishme sot të mos mbështetet qëndrimi i një Rusi të bashkuar dhe të pandashme”, tha Kasparov.

Ai beson se ndryshimi i “karakterit perandorak” i Rusisë është i nevojshëm për reformimin e këtij vendi.

Ish-kampioni i botës në shah tha se humbjen për Rusinë do të ishin “minimale”, por nënvizoi se “nëse e refuzoni një perandori, atëherë duhet të pajtoheni se disa pjesë të saj mund të hiqen në fund”.

Lidhjet që do ta bënin më të vështirë shpërbërjen e Rusisë, do të ishin kryesisht ato ekonomike, tha ai. Por, nëse disa pjesë të Rusisë shkëputen, atëherë do të bëhej e mundur arritja e marrëveshjeve të reja mes territoreve të Rusisë sipas asaj që do të quhej “konfederatë e lirë”.

“Është e drejtë, mes tjerash, edhe nga një pikëpamje psikologjike, sepse do të jetë e pamundur të ndërtohet një Rusi joperandorake duke ruajtur keqkuptimet perandorake”, tha Kasparov.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh urimi udhëheqësit të SHBA-së Donald Trump me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. “Nënshkrimi i Deklaratës...
10:07 | 04/07/2026

Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën

Irani paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën kundër çdo lëvizjeje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit të shtunën, pasi të dy vendet thanë se ishin gati të...
10:06 | 04/07/2026

Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij

Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi të premten sanksione kundër gjashtë shkencëtarëve dhe studiuesve të dyshuar për përfshirje në helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei...
09:46 | 04/07/2026