Protestë kundër influencës gyleniste, dhjetëra besimtarë myslimanë para Medresesë

2 Mars 2024 | 11:08

Denoncimi i shkeljeve në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman si dhe denoncimi i kapjes së Komunitetit Mysliman nga sekt-organizata Gylen ka nxjerrë në protestë disa besimtarë myslimanë para Medresesë në Tiranë.

Protesta vjen pak ditë pas tensioneve brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës ku besimtarët ofenduan myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe tentuan ta përzënë.

“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”, – ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.

Në zgjedhjet për kreun e ri të KMSH janë disa kandidatura: Bujar Spahiu, kreu aktual i KMSH, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj.

Ndërkohë, ditën e djeshme është zëvendësuar myftiu i Tiranës, Laurent Luli me Bilal Teqjan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026