Gjermania zgjat kufizimet, OBSH kritika të pasurve për shpërndarjen e vaksinave
Gjermania ka pezulluar planet e saj të lehtësimit të masave kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 shteteve federale ranë dakord të zgjasin bllokimin deri në 18 Prill, i cili, ndër të tjera, do të kufizojë numrin e njerëzve që mund të grumbullohen, një masë e ndërmarrë për të kufizuar rritjen e të infektuarve gjatë Pashkëve.
“Për këtë arsye, 1 Prilli dhe 3 Prilli janë dekretuar njëherësh si ditë pushimi, me kufizime të mëdha në kontakte dhe ndalim të grumbullimeve nga 1 deri në 5 Prill. Është një periudhë e zgjatur pushimi gjatë Pashkëve”, tha Angela Merkel.
Pas gjashtë javësh rënie të të infektuarve OBSH është e shqetësuar për situatën epidemiologjike të krijuar së fundmi. Variantet e reja të virusit cilëson ndër shkaktarët kryesorë. OBSH është treguar po ashtu kritike ndaj vendeve të pasura sa i përket politikës së vaksinimit.
“Hendeku midis numrit të vaksinave të administruara në vendet e pasura dhe numrit të vaksinave të administruara përmes Covax po rritet çdo ditë dhe po bëhet më grotesk çdo ditë. Vendet më të varfra të botës pyesin nëse vendet e pasura me të vërtetë kuptojnë atë që thonë kur flasin për solidaritetin”, ka deklaruar kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ndërsa ‘AstraZeneca’ publikoi një studim të kryer në SHBA që tregon efikasitetin e vaksinës së saj dhe mungesën e efekteve anësore, autoritetet spanjolle vendosën të rifillojnë përdorimin e dozave duke e shtrirë atë tek të rriturit deri në moshën 65 vjeç. Madrid do të rishikojë studimin përpara se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
“Kjo gjithashtu do të varet nga studimet e reja, siç është ai i paraqitur më parë , prova e re klinike e ‘AstraZeneca’ në Shtetet e Bashkuara me njerëz mbi 65 vjeç. Ne kemi informacion nga mediat, por duam të dimë saktësisht detajet e Këtij studim”, tha Carolina Darias, ministre spanjolle e Shëndetësisë.
Shumë Spanjollë mbeten të habitur dhe të indinjuar sepse udhëtimi ndërmjet rajoneve është ende ndaluar ndërsa ardhjet ndërkombëtare me aeroplan janë të autorizuara. Gjermanët dhe Francezët po arratisen simbolikisht për t’i shpëtuar bllokimeve të tyre kombëtare, të cilat janë më të rrepta se ato të Spanjës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi