Zgjedhjet në Iran: Radikalët mbajnë pushtetin, vijon qeverisja e regjimit fetar

4 Mars 2024 | 15:36

Konservatorët e linjës së ashpër kanë ruajtur kontrollin e tyre të hekurt ndaj Parlamentit, pas zgjedhjeve ku pak kandidatë reformistë u lejuan të merrnin pjesë. Rezultatet u konfirmuan të hënën, por do të ketë edhe balotazhe për disa zona. Autoritetet nuk bënë publike shifrat e pjesëmarrjes, që pritej të ishte e ulët. Kundërshtarë të regjimit thanë se abstenimi ishte forma e vetme e protestës.

“Në total, 245 persona janë zgjedhur dhe do t’i paraqiten parlamentit. Nga 208 zona administrative, 21 do të shkojnë në balotazh, pasi ka ende 45 mandate që duhet të përcaktohen”, deklaroi Mohsen Eslami, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Iran.

Votimet u mbajtën gjithashtu për Asamblenë e Ekspertëve, që do të vendosë pasuesin e liderit suprem iranian, Ajatollahut Khamenei.

Nëse pjesëmarrja e ulët konfirmohet, ajo do të rrisë presionin ndaj lidershipit fetar të vendit, legjitimiteti i të cilit bazohet tek pjesëmarrja në zgjedhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026