Mbi 40 vende bëjnë thirrje për hetimin e vdekjes së Navalny
Më shumë se 40 vende i kanë përsëritur thirrjet të hënën për Rusinë që ta lejojë një hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e liderit opozitar rus në burg, Alexei Navalny.
Kjo thirrje u bë nga ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, Lotte Knudsen, në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 16 vendeve të tjera, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.
“Ne jemi të zemëruar me vdekjen e politikanit rus, Alexei Navalny, për të cilën përgjegjësinë kryesore e kanë presidenti [Vladimir] Putin dhe autoritetet ruse”, tha Knudsen.
“Rusia duhet patjetër të lejojë hetim të pavarur dhe transparent ndërkombëtar të rrethanave të vdekjes së tij të papritur”, shtoi ajo.
Navalny, kritiku më i madh dhe i zëshëm i presidentit Putin brenda Rusisë, vdiq në moshën 47-vjeçare në një burg në Arktik më 16 shkurt, duke nxitur akuza nga mbështetësit e tij se ai është vrarë.
Kremlini e ka mohuar se ka gisht në vdekjen e liderit opozitar, i cili u varros të premten në Moskë.
Komiteti Hetues i Rusisë thotë se e ka nisur një hetim procedural për vdekjen e Navalnyt, ndërsa Kremlini ka thënë se nuk i përgjigjet kërkesave të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje