“Lindur së prapthi”/ Vepra e Rita Petros, kandidate për çmimin Europian të letërsisë
Kandidatja për çmimin Europian të Letërsisë për këtë vit është autorja Rita Petro. Me prozën “Lindur së prapthi” të propozuar nga kritika, qendra kombëtare e librit dhe leximit pret të triumfojë në këtë konkurs letrar
‘Lindur së prapthi” është vepra e propozuar për çmimin europian të letërsisë. Proza e autores Rita Petro është vlerësuar nga kritika si më denjitozja ndaj edhe qendra kombëtare e librit dhe leximit e ka përzgjedhur si vepër kandidate.
Mjedisi komunist në sytë e një vajze të vogël dhe më pas qasja po ndaj të njëjtës epokë po nga sytë e saj tashmë si e rritur, e që do të përballet me stereotipet dhe paragjykimet e kohës është subjekti ikësaj vepre tashmë në listë për të fituar çmimin europian të letërsisë.
Çmimi i Bashkimit Europian për Letërsi ka për qëllim të vendosë në qendër të vëmendjes krijimtarinë dhe pasurinë e larmishme të letërsisë bashkëkohore evropiane në fushën e letërsisë artistike, të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Europës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare ndërkombëtare.
“13 shtete kanë propozuar secili nga një shkrimtar që do të jetë në garë për Çmimin Europian të Letërsisë. Vlerësimin e bën një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e Librit në Bruksel më 4 prill 2024”, u shpreh Gonxhja.
Autorja dhe botuesja Rita Petro në letërsinë bashkëkohore shquhet për poezitë e saj, kryesisht erotike nga ku edhe është vlerësuar nga kritika.
Ajo është vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë – Lumo Skendo, 2014, Çmimin e “Karrierës për krijimtarinë poetike”, 2015 dhe Çmimin “Onufri”, në Festivalin poetik të Verës, (1999)
Ajo ka thyer edhe tabu sa i përket tematikave të sjella në shikime.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alibeaj dhe Damian Gjiknuri takohen me drejtuesit e ODIHR, çfarë u diskutua
- NATO ngre bazën ushtarake në Kuçovë, Mediu: Vlerësim shumë i madh për Shqipërinë
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar