NATO ngre bazën ushtarake në Kuçovë, Mediu: Vlerësim shumë i madh për Shqipërinë
Është hapur zyrtarisht sot baza e NATO-s në Kuçovë. Inaugurimi i kësaj baze u bë përmes një ceremonie zyrtare, pjesë e të cilës ishin personalitete të shumta të vendit dhe jo vetëm.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha në një intervistë për Euroneës Albania se hapja e bazës së NATO-s në Shqipëri tregon se vlerësimi që i është bërë Shqipërisë është jashtëzakonisht i madh nga pikëpamja gjeopolitike apo sigurisë së Shqipërisë dhe Ballkanit.
Sipas tij, baza e Kuçovës është një sinjal i qartë për të krijuar një zonë ushtarake të NATO edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Përcaktimi i bazës së Kuçovës si bazë mbështetëse është çështje studimi ushtarak dhe gjeostrategjik. Do të jetë një bazës mbështetëse logjistike për nevojat e NATO, nuk do dislokohen avionë, helikopterët e trupa të NATO-s. Çdo ditë do jenë një strukturë e lehtë që merret me komunikimin me strukturat e NATO, nuk do ketë stërvitje të përditshme”, tha Mediu.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë