Alibeaj dhe Damian Gjiknuri takohen me drejtuesit e ODIHR, çfarë u diskutua
Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri, zhvilluan një takim ditën e sotme me drejtuesit e ODIHR-it.
Lajmin e bëri me dije, Gjiknuri i cili në një postim në rrjetet sociale tha se informuan drejtuesit e ODIHR, për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
Më tej ai nënvizoi se u dakordësuan për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.
“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Banesa në Berat përfshihet nga flakët, shkak bombula e gazit
- Zgjedhjet në Iran: Radikalët mbajnë pushtetin, vijon qeverisja e regjimit fetar
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë