Banesa në Berat përfshihet nga flakët, shkak bombula e gazit
4 Mars 2024 |
17:13
Një banesë një katëshe në lagjen “Barrikadë”, prapa shkollës 9-vjeçare, ‘Zihni Toska’ në Berat, është përfshirë sot nga flakët.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan grupet e shërbimit zjarrëfikës, të cilët me ndihmën e forcave të policisë bën të mundur nxjerrjen e banorëve nga banesa, pa lëndime.
4 mjetet zjarrëfikëse dhe 15 zjarrëfikësit mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me banesën që po digjej.
Si pasojë e zjarrit u dogj plotësisht një nga dhomat e banesës në pronësi të shtetasit Bastri Arapi, ndërkohë që fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar. Sipas shërbimit zjarrëfikës Berat, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi, që rridhte.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çmimi i pronave rritet 30%, faktorët: Shtrenjtimi i krahut të punës e lëndës së parë
- A do rikthehet me detyrim shërbimi ushtarak në Shqipëri? Flet ish ministri Lleshaj
Lajme të Sugjeruara
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren