Çmimi i pronave rritet 30%, faktorët: Shtrenjtimi i krahut të punës e lëndës së parë
Çmimet e apartamenteve dhe pronave në kryeqytet janë rritur deri në 30% përgjatë vitit që lam pas. Për ekspertët e tregut shkaqet kryesore janë kostot e larta të krahut të punës, lënda e parë por dhe taksat.
Çmimet e apartamenteve në kryeqytet vijojnë të rriten. Krahasimisht me vitin që lamë pas, metri katror është rritur mesatarisht nga 10 deri në 30%.
“Shkaqet kryesore janë tre, i pari shtrenjtimi i forcës punëtore sepse forca punëtore në Shqipëri po rrallohet e për rrjedhojë shtrenjtohet, i dyti rritja e lëndës së parë, kostoja e lëndës së parë, dhe shkaku i tretë është mungesa e peshës fiskale për shtëpitë që rrinë boshë në Tiranë.”
Për agjentët e tregut të pronave të patundshme, kërkesa është fiktive, për shkak të një numri të konsiderueshëm hyrje bosh që nuk shfrytëzohen nga pronarët as për qira e as për shitje.
“Në Tiranë ne kemi 52 mijë apartamente bosh që taksohen pak ose aspak dhe nuk dalin në treg, dhe për rrjedhojë duke krijuar një kërkesë fiktive. Të gjitha zonave u është rritur kërkesa, bulevardi I ri ka reflektuar një rritje të kërkesave deri tek porcelani.”
Rritja e barrës fiskale, do të nxis sipas agjentëve, shitjen ose qiradhënien e njësive të pashfrytëzuara, dhe vetëm atëherë mund të reflektohet një reje reale të çmimeve dhe një kërkesë që përputhet me tregun.
“Nëse rritet taksa e cila do rritet në vitin 2026, flasim për taksën e pronës, shumë prej këtyre pronave fillojnë të dalin në treg për shitje apo për qira dhe vetëm atëhre mund të kemi një reje të çmimeve. pra emigrantët që mbajnë këto prona boshë në Tiranë, kur të vijnë e të gjejnë fatura për të paguar në formën e taksës së Bashkisë apo të taksës së pronës, do fillojnë t’i nxjerrin ato në treg për qira ose për shitje dhe aty do të kemi një rene të çmimeve.”
Në periferi, çmimet janë mbi 1,000 euro për metër katror, dhe afër qendrës, mbi 2,000 euro. Në zonën e Unazës së Vogël, çmimet variojnë nga 2,100 deri në 2,300 euro për metër katror. Ndërkohë në zonën e ish-bllokut, zona më e shtrenjtë e kryeqytetit, metri katror nuk shitet nën 3500 euro, teksa disa njësi kapin edhe vlerën e 5,000 euro për metër katror.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje