SHBA apel Izraelit për Gazën, Harris: Po vdesin të pafajshëm, duhet armëpushim
Zëvendës presidentja amerikane, Kamala Herris ka deklaruar se njerëzit në Gaza po vdesin nga uria dhe i ka bërë thirrje Izraelit të lejojë rritjen e fluksit të ndihmave humanitare.
“Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm për të paktën 6 javët e ardhshme”, ka thënë Herris, duke shtuar se një lëvizje e tillë do të ndihmonte në lirimin e pengjeve izraelite.
Më herët, Izraeli bojkotoi bisedimet e paqes në Egjipt, duke deklaruar se Hamasi nuk po dorëzonte listën e pengjeve që janë ende gjallë.
Nga ana e saj, lëvizja islamike deklaroi se nuk ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë për shkak të bombardimeve izraelite.
“Praktikisht është e pamundur të dihet se kush është ende gjallë”, deklaroi një zyrtar i Hamasit për rrjetin informativ britanik BBC.
Ekipi i Hamasit dhe negociatorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari ndodhen ndërkohë në kryeqytetin egjiptian, Kajro, për bisedimet e planifikuara.
Presioni për një armëpushim u intensifikua pas episodit të radhës të dhunës në Qytetin e Gazës, ku 112 persona mbetën të vrarë kur një turmë njerëzish vrapoi drejt autokolonës së ndihmave dhe trupat izraelite hapën zjarr.
Duke folur në një event në Alabama, zonja Herris tha se, “ajo që po shohim përditë në Gaza është shkatërruese”.
“Ne kemi parë familje që po ushqehen me gjethe dhe gra që po sjellin në jetë fëmijë të kequshqyer ose pa kujdes mjekësor, si dhe fëmijë që po vdesin nga uria dhe dehidratimi. Gjithashtu, shumë palestinezë të pafajshëm janë vrarë”, tha numri dy i Shtëpisë së Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mungesa e spitaleve, mjekët në Gaza ngrenë tenda trajtimi në rrugë
- Biden dërgon ndihmat e para për palestinezët, 3 avionë amerikanë shkojnë në Gaza
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës