Italia goditet nga shirat dhe erërat e dendura, 6000 persona të izoluar nga ortekët

4 Mars 2024 | 18:42

Një person ka humbur jetën nga stuhia e fortë që ka nisur prej ditësh në Itali, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë vazhduar edhe sot.

Në fshatin Plan, në provincën e Trentino-Tirolit të Jugut, është vrarë një djalë 16-vjeçar dhe supozohet se ka vdekur pasditen e djeshme, raporton ANSA.

Familja e tij e ka denoncuar në polici të zhdukur mbrëmjen e djeshme, pasi i riu nuk është kthyer në shtëpi. Në kërkimin që nisi në orën nëntë të mbrëmjes, në dëborë u gjet një trup i pajetë. Mediat italiane raportuan më parë se në rajonin veriperëndimor alpin të Val d’Aosta, më shumë se 6000 njerëz, që jetojnë në pjesën e sipërme të luginës së Gressonit, janë izoluar që nga e diela për shkak të ortekëve.

Alarmi portokalli i motit është në fuqi në dy rajone – Emilia Romagna dhe Piemonte. Alarmi i verdhë i motit është në fuqi në 13 rajone italiane – Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Molise, Puglia, Lacio, Lombardia, Sardenja, Siçilia, Toskana, Umbria dhe Veneto. Rrëshqitjet e dheut ndodhën në rajonin Liguria në veriperëndim të Italisë, në Genova dhe rrethinat e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026