Gjendet Ferrari i vjedhur nga piloti i F1 në ’95: Vlen 444.000$, arrin deri 305 km/h
Policia britanike njoftoi sot se ka gjetur Ferrarin e vjedhur gati tre dekada më parë në Itali nga piloti austriak i Formula 1, Gerhard Berger.
Ferrari F512M i kuq ishte një nga dy makinat sportive të vjedhura, ndërsa drejtuesit e tyre ishin në Imola për Çmimin e Madh të San Marinos në prill 1995, raporton Associated Press.

Asnjë nga këto dy automjete nuk u gjet kurrë, ndërsa prodhuesi informoi Policinë Metropolitane të Londrës se Ferrari, i cili ishte në proces shitjeje te një blerës amerikan, ishte shënuar nga një ndërmjetës britanik si një automjet i vjedhur.
Njësia e Krimit të Organizuar hetoi dhe zbuloi se makina ishte sjellë në Britani nga Japonia në fund të vitit 2023. Oficerët konfiskuan makinën, që vlerësohet të kishte një vlerë prej 444.000 dollarësh.

Në aksionin e policisë nuk u arrestua askush, ndërsa Ferrari i dytë i vjedhur është ende i zhdukur.
Ferrari prodhoi 501 modele F512M midis 1994 dhe 1996. Makina mund të arrijë shpejtësinë 315 kilometra në orë.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit