“Lashë shokun në luftë”, deputeti i PS debaton me Abilekajn për armët e ushtrisë
Deputeti i PS Denis Deliu debatoi me gazetarin Enton Abilekaj në emisionin Now lidhur me gjendjen e ushtrisë shqiptare.
Deliu solli në vëmendje se ai vetë i ka shërbyer atdheut në luftë dhe madje shoku i tij Feti Vogli ra dëshmor, ndërsa theksoi se sot, ndryshe nga koha kur ai shërbente në FA, ka një trajtim dinjitoz ndaj forcave të armatosura të Shqipërisë.
“Jam ndër ata njerëz që i ka shërbyer atdheut në luftë dhe kam edhe dëshmor shokun tim, kapiten Feti Vogli. Ushtria shqiptare, po edhe vete politika në mendësinë e saj e kishte bazuar gjithçka në anëtarësimit në NATO dhe pastaj na mbron NATO. Me nisjen e luftës së Rusisë po ndryshon mendësia politike e Evropës. Burimet tona njerëzore kanë qenë më të keqpaguarit, ka nga ata që kanë bërë kërkesë dhe janë larguar nga FA për shkak të trajtimit jo dinjitoz. Sot pagat e ushtarakëve janë rritur me 37 për qind dhe është rikthyer ushqimi, që ishte hequr me vendim te qeverisë Berisha në 2013. Një nga arsyet që ju bashkova politikës është kjo. Kur shërbeva në luftë dhe humba shokun, ne nuk trajtoheshim ashtu siç duhej, dhe unë jam sot një zë i fortë për të gjithë kolegët e mi”, tha Deliu.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta