Bandat liruan rreth 4,000 të burgosur, Haiti shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Qeveria e Haitit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme 72-orëshe pasi bandat e armatosura sulmuan një nga burgjet më të mëdha në vend duke çuar në vrasjen e të paktën 12 personave dhe arratisjen e rreth 4,000 të burgosurve.
Në mesin e të arrestuarve ishin anëtarë të bandës të akuzuar për vrasjen e presidentit Moïse në vitin 2021.
Kryengritja e radhës filloi të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti.
Drejtuesit e bandave thonë se duan të detyrojnë që kryeministri të dorëhiqet, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Grupet që synojnë ta rrëzojnë kryeministrin kontrollojnë rreth 80% të kryeqytetit. Që nga vitit 2020 Luftërat e dhunshme të bandave kanë vrarë mijëra në vend.
Dhuna në këtë shtet ka nisur të përhapet që nga vrasja e Presidentit Moïse. Ai nuk është zëvendësuar dhe zgjedhjet nuk janë mbajtur që nga viti 2016. Në janar, OKB-ja tha se më shumë se 8,400 njerëz kane rene viktima të dhunës së bandave të Haitit duke përfshirë vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës