Qeveria e Kosovës vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës

5 Mars 2024 | 15:19

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur të martën masa të tjera mbrojtëse për produktet e naftës, si dhe e ka caktuar çmimin e tyre për tre muajt e ardhshëm.

Sipas vendimit të ri, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, ndërsa marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër, shkruan REL.

Ky vendim hyri në fuqi sot dhe do të vlejë për 90 ditë, tha MINT-i.

MINT-i nënvizoi në një njoftim për media se e mori një vendim të tillë sepse ka gjetur “mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror”.

“Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës”, thuhet në njoftim.

Në Prishtinë aktualisht një litër naftë kushton nga 1.35 deri në 1.45 euro.

MINT-i theksoi se Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore do ta rrisin mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit të saj, si dhe të cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026