Ulet konsumi në restorante, emigracioni dhe taksat po rrisin kostot e shërbimit

5 Mars 2024 | 18:53

Konsumi në vend duket se ka rënë që pas mbylljes së  sezonit veror. Përllogaritjet e shoqatës së bareve dhe restoranteve tregojnë se rënia është gati 30%, ndërkohë që për këtë fenomen kanë ndikuar më së tepërmi dy faktorë.

“Dy janë faktorët; një largimi masiv, dy njerëzit nuk kanë më tendencë të rrinë nëpër kafe, bare apo restorante. Arsyet vetëkuptohen. Pandemia i ndryshoi njerëzit dhe gjatë fundjavës preferojnë më shumë  të porosisin nga shtëpia. Prekemi nga çdo lloj risie, nga çdo lloj takse, se na ikin neve klienti apo konsumatori. 2019 ka qenë një vit shumë i mirë, 2020 vazhdoi me një ritëm pavarësisht se ishte pandemi dhe kishim bumin e brendshëm se nuk dilnim dot jashtë”, thotë Enri Jahaj, nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve

Nëntori i vitit të kaluar shënjoi rënien e lakores së kërkesës për shërbim në këtë struktura, ku Jahja tregon edhe se sa shpenzon një qytetar me pagë mesatare në një bar apo restorant.

“Për një bar-kafe mesatarisht shpenzimet shkojnë 100 deri në 350 lekë për klient, ndërsa në një restorant do të thosha që është pak më shumë, nuk është në ritme shumë të mëdha, nga 700 deri 1800 lekë”, tregon ai.

Shtresa e pasur që deri më dje shpenzonte në një restorant minimumi 15 mijë lekë, tashmë duket se është tërhequr nga konsumi në restorante sipas Jahajt.

Shoqata  parashikon që me fillimin e sezonit konsumi në bare dhe restorante të përmirësohet, por nga ana tjetër pritet që edhe rritja e çmimeve të jetë e pashmangshme, për shkak të kostos nga rritja e pagave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026