Civilët në Suedi po veshin jelekë antiplumb, alarmohet policia
Policia suedeze ka bërë thirrje për një ligj që ndalon civilët të mbajnë jelekë antiplumb, duke thënë se ata nuk kanë vend jashtë zonave të luftës, sepse shkaktojnë frikë në komunitet.
Një numër në rritje i fëmijëve dhe të rinjve, përfshirë ata nën moshën 15 vjeç, janë të veshur me jelekë mbrojtës në qytete, tha policia suedeze.
“Kush ka nevojë për jelekë antiplumb? Policët dhe anëtarët e shërbimeve të sigurisë në detyrë, nuk besojmë se kriminelët duhet t’i veshin. Armatura e trupit nuk duhet të shihet, përveç në një situatë lufte”, tha shefi i policisë së qarkut Skane, Patrick Anderson, raporton Guardian.
Ai shtoi se veshja e jelekëve antiplumb bëri që bandat kriminale të qëllonin më shumë në kokë në vend të bustit.
“Ajo që ne mund të shohim është se që kur bandat filluan të përdorin jelekët, ata filluan të qëllojnë në kokë kur duan të vrasin dikë”, tha Anderson, duke shtuar se armatura e trupit, e cila mund të kushtojë më shumë se 700 euro, janë bërë gjithashtu një status, simbol për ata që lidhen me bandat dhe ngjall frikë tek qytetarët.
Megjithatë, mes një rritjeje të vazhdueshme të dhunës së bandave, me 30 të shtëna të konfirmuara në Suedi vetëm në janar dhe shkurt, në të cilat katër persona u vranë dhe tetë u plagosën, nuk ka ende një konsensus nëse popullsia civile e vendit duhet të mbajë jelekë antiplumb.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta