Donald Trump: “Do të arrijmë një marrëveshje të re me BE brenda nëntorit”
Presidenti i SHBA Donald Trump beson se do të arrijë një marrëveshje të re tregtare me Bashkimin Evropian përpara zgjedhjeve të nëntorit. Kështu u shpreh ai në fjalimin e tij përmbyllës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Ne do të fillojmë negociatat”, tha ai ndërsa vazhdimisht përsëriste se në marrëveshjet e shkuara Shtetet e Bashkuara “janë trajtuar shumë padrejtësisht”.
“SHBA ka humbur 150 miliardë, ose mbase më shumë me Bashkimin Evropian për shumë vite, ata kanë barriera tregëtie, ku ti nuk mund të bësh pazare, dhe kanë taksa në të gjithë vendin. E bëjnë çdo gjë të pamundur. Të bësh biznes me ta është më vështirë se të bësh biznes me Kinën. Gjithçka që duhet të bëni është të pyesni Borisin”, tha kreu i SHBA.
Presidenti Trump më së shumti ju përgjigj pyetjeve për gjyqin e tij mbi shkarkim, i cili nisi të martën mbrëma, dhe e quajti atë si një “gënjeshtër të madhe”.
“Ata duhet ta bëjnë”
Trump tha se ishte takuar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Davos dhe se ishte i sigurt se do të kishin përparime të shpejta në një marrëveshje.
“Ata duhet ta bëjnë. Nuk po e them nga fuqia apo dobësia, thjesht po them se ata duhet ta bëjnë këtë”, tha presidenti amerikan.
I shtyrë për të thënë një datë konkrete Trump shtoi: “Nuk kam një kronologji, por mbase e kam një në kokën time. E kam një datë në mendje e cila është mjaft afër dhe nëse ne nuk do të arrijmë dot një marrëveshje atëherë ne do bëjmë diçka edhe më të mirë”.
Bashkimi Evropian refuzoi të negocionte me ish-presidentin amerikan Barack Obama apo me presidentin George W. Bush, dhe për këtë Trump tha se “tani po flasin me mua, dhe ne do të arrijmë një marrëveshje”.
Presidenti amerikan tha për gazetarët se ai ka një “marrëdhënie të fortë” me Organizatën Botërore të Tregtisë dhe premtoi se “do të bënte diçka që mund të ishte shumë dramatike”.
Greta Thunberg “më mundi në TIME”
Komentet e Trump erdhën një ditë pasi ai goditi “profetët e shkatërrimit” mbi çështjen e ndryshimeve klimatike – duke përfshirë këtu edhe aktivisten e re Greta Thunberg.
“Ajo më mundti në Time”, tha Trump duke iu referuar revistës së famshme amerikane dhe zgjedhjes që ata kishin bër për “Njeriun e Vitit”.
Kreu i SHBA tha se adoleshentja Greta Thunberg duhet të ia drejtojë kritikat kontinenteve të tjerë duke insistuar se SHBA nuk ka raporte të këqija mbi mjedisin.
“Ne kemi një oqean tej mase të bukur që quhet ‘Oqeani Paqësor’ ku mijëra mijëra tonë plehra notojnë drejt nesh, të cilat janë hedhur aty nga kontinente të tjerë, kështuqë mendoj se Greta duhet të fillojë të punojë me këto shtete”, u shpreh Donald Trump.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta