Akuzohet për vrasjen e Mustafës, del foto e Ibrahim Licit pas arrestimit në Turqi
Ka dalë fotografia e Ibrahim Licit, i cili u arrestua në Turqi pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës në 17 maj 2021 në Shkodër.
Kapja e 31-vjeçarit shqiptar u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Jehona”, si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021 vrau me plumb në gojë Endri Mustafën.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë.
Kujtojmë se babai i Ibrahimit, Mustafa Lici, ka mohuar që i biri të ketë gisht në këtë ngjarje dhe për këtë tha se disponojnë edhe pamje filmike se ai ka qenë në tjetër vend kur ndodhi ngjarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta