Basha uron 7 marsin krah nënës së tij mësuese: Ditë më të mira do vijnë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar 7 Marsin.
Me një foto familjare ku në qendër është mamaja mësuese, Basha ka uruar të gjithë mësuesit shqiptarë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë me shumë sakrifica dhe dashuri misionin e mësimdhënies.
Basha thotë gjithashtu se ka shpresë dhe besim, se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar.
Postimi i kryetarit të PD:
Nga zemra dua të uroj çdo mësues shqiptar të djeshëm e të sotëm Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për çdo ditë të jetës që me vështirësi dhe sakrifica por me shumë dashuri i’a keni kushtuar dhe kushtoni mësimdhënies.
Çdo 7 Mars është një ditë e çmuar edhe për familjen tonë. Prandaj edhe sot një urim i veçantë shkon për nënën time që shërbeu një jetë të tërë si arsimtare për shumë breza nxënësish dhe prindërish që e urojnë dhe kujtojnë si zyshën e tyre të preferuar.
Kam shumë shpresë dhe besim, se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta