7 Marsi| Mësuesja: Fëmijët me aftësi ndryshe mësojnë me vështirësi, kjo të emocionon
Mësuesja Manuela Beshello është shprehur se fëmijët me aftësi ndryshe i falin më shumë kënaqësi se fëmijët e zakonshëm, prandaj ka zgjedhur që të mësojë ata.
Komentet Beshello i bëri në një lidhje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kjo është edhe pjesa që asaj i jep më shumë emocion.
Ajo shtoi se sfida më e madhe janë emocionet e ndryshme që kanë ata përditë, gjë që sipas saj e bën më të bukur punën e saj.
“Kënaqësia që të falin këta fëmijë, nuk ta falin fëmijët e tjerë. Kjo ishte arsyeja që e zgjodha. Është dyfish kënaqësi. Fëmijët e tjerë e mësojnë shumë shpejt, ndërsa këta fëmijë mësojnë më me vështirësi.
Këtu është puna e mësuesit, këtu është puna jote sesa përqëndrohesh te këta fëmijë. Sfida më e madhe janë emocionet që kanë ata përditë. Ti hasesh me emocione nga më të ndryshmet.
Kam dëgjuar raste në shkolla të tjera që prindërit refuzojnë mospranimin e këtyre fëmijëve. Për fat të mirë në shkollën tonë nuk ka patur probleme të tilla, si nga fëmijët, si nga prindërit. Japin ndihmën e tyre, sado të vogël”, tha Beshello.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta