6 persona mes të cilëve 4 fëmijë gjenden të vdekur në një shtëpi në Otava

7 Mars 2024 | 15:43

Oficerët e policisë iu përgjigjën thirrjes së urgjencës të dërguar të mërkurën rreth orës 22:52 me orën lokale dhe gjetën gjashtë trupa të pajetë në të, nga të cilët 4 fëmijë.

Prona ndodhet në periferi rreth 17 km në jugperëndim të kryeqytetit kanadez.

Policia e Otavës njoftoi se një person është arrestuar, raporton BBC.

Policia tha gjithashtu se të paktën një person u dërgua në një spital të zonës së Otavës me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën.

“Ky është një hetim tragjik dhe kompleks dhe ekipet hetimore mbeten në Berrigan Drive”, tha policia në një deklaratë. Ata shtuan se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë publike.

Identiteti i të vdekurve nuk është bërë i ditur. Nuk dihet nëse të rriturit dhe fëmijët janë të lidhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026