7 përballje në Europa League/ Slavia sfidon Milanin në “San Siro”
Pas Champions League, këtë të enjte është radha e dy kompeticioneve të tjera evropiane, skuadrat e të cilave do të zbresin në fushë.
Më me interes është Europa League, krahasuar me Ligën e Konferencës, ku luajnë ekipe si Leverkuseni, Milani apo Liverpool.
Më herët ishte Atalanta e cila barazoi në transfertë me Sportingun e Lisbonës 1-1. VEndësit shënuan të parët me Paulinjon, teksa Scamacca riktheu ekuilibrat në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë nuk prodhoi më tej gola. Gjthcka vuloset në ndeshjen e kthimit në Bergamo.
NË orën 18:45 në Olimpico Roma pret Brightonin, përballje e cila pritet me interes, paralelilsht luhen dhe Qarabag-Leverkusen e Sparta Prague-Liverpool. Në Azerbajxhan, skuadra gjermane vjen si favorite, ndërsa edhe Liverpool nuk pritet të ketë vështirësi në transfertën e Pragës. Ndeshja mes Romës dhe Brighton pritet të jetë më e balancuar.
NË mbrëmje vijojnë ndeshjet e tjera si Milan-Slavia Prague, Benfica-Rangers, Freiburg-Ëest Ham dhe Marsejë-Villareal. Kuqezinjtë pasi eleminuan francezët e Rennes, do të provojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe mbrëmjen e sotme, ku kanë luksin të luajnë në shtëpi. Skuadra vjen me grupin e plotë, ndërsa formacioni i Piolit nuk do të ketë ndryshime nga ndeshjet e mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta