“Xcel Energy” mund të jetë përgjegjëse për zjarrin më të madh në historinë e Teksas 

7 Mars 2024 | 20:04

Kompania amerikane e furnizimit me energji elektrike “Xcel Energy” njoftoi sot se mund të jetë përgjegjëse për zjarrin më të madh në historinë e shtetit të Teksasit.

“Bazuar në informacionet e disponueshme aktualisht, Xcel Energy pranon se është e mundur që objektet e saj të jenë përfshirë në zjarrin e Smoukhouse Creek”, thuhet në deklaratë, sipas Washington Post.

Kompania, e cila u shërben afro katër milionë përdoruesve të energjisë elektrike në disa shtete amerikane, shtoi se po bashkëpunon me autoritetet shtetërore për të hetuar shkakun e zjarrit.

“Ne inkurajojmë njerëzit, pronat e të cilëve u shkatërruan ose ata që humbën bagëtinë në Smokehouse Creek Fire, të paraqesin një kërkesë në Xcel për kompensim”, shkruan ata në një deklaratë.

“Smokehouse Creek” prej gati dy javësh ka përfshirë Teksasin dhe në fillim të marsit u shpall zjarri më i madh që ka përfshirë ndonjëherë atë shtet amerikan.

Zjarri ka përfshirë rreth gjysmë milioni hektarë të territorit të Teksasit dhe deri më tani janë raportuar dy të vdekur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026