Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së padit Teksasin, shkak barrierat lundruese
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngriti një padi kundër shtetit të Teksasit në lidhje me barrierat lundruese të vendosura nga ky shtet në lumin Rio Grande, qëllimi i të cilave të pengojnë emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin nga Meksika.
Javën e kaluar, autoritetet e Teksasit filluan instalimin e barrierave lundruese në mes të lumit, si pjesë e një nisme të quajtur “Operacioni Lone Star” të guvernatorit Greg Abbott. Kjo nismë e tij kë për qëllim të dekurajojë emigrantët që të kalojnë përmes lumit në këtë shtet.
“Ne pretendojmë se Teksasi ka shkelur ligjin federal duke instaluar një pengesë në Rio Grande pa marrë autorizimin e kërkuar federal”, tha në një deklaratë prokurorja e përgjithshme e Vanita Gupta.
“Kjo pengesë lundruese paraqet kërcënim për lundrimin dhe sigurinë publike dhe paraqet shqetësime humanitare”, shtoi ajo.
Padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Distriktin Perëndimor të Teksasit, synon “të heqë të gjitha strukturat dhe pengesat, duke përfshirë një pengesë lundruese dhe të gjithë infrastrukturën që lidhet me të, në Rio Grande”, thuhet në dosjen gjyqësore.
Javën e kaluar, Jaime Esparza, avokati amerikan për Distriktin Perëndimor të Teksasit, kishte paralajmëruar për veprime të mundshme ligjore në një letër drejtuar guvernatorit Abbott.
Në përgjigje të paralajmërimit ligjor nga Departamenti i Drejtësisë, guvernatori Abbott i shkroi një letër presidentit demokrat Joe Biden të hënën, duke e akuzuar atë për neglizhencë të zbatimit të ligjeve të migracionit, gjë që, sipas Abbott, ka çuar në një “nivel rekord të migrimit të paligjshëm”.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump