Thirrje për vaksinim në Beograd

24 Mars 2021 | 15:51

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Serbisë, ka organizuar imunizimin e mijëra biznesmenëve dhe punonjësve tanë në kompani dhe do të vazhdojë me vaksinimin.

Ndërkohë ky institucion i ka bërë thirrje të gjithë biznesmenëve dhe punonjësve të tyre të cilët vijnë nga vendet e rajonit të Ballkanit, si Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe Shqipëria e Kosova, që nëse janë të interesuar të vijnë të vaksinohen në Beograd.

Kjo procedurë mundësohet me bashkëpunimin e Dhomave të Tregtsë dhe Industrisë së këtyre vendeve.

Autoritetet Serbe kanë bërë të ditur se kanë siguruar 10.000 vaksina për biznesmenë dhe punonjës të cilët vijnë nga rajoni.

Në një deklaratë për shtyp është cilësuar se “Pas takimit me Ministren e Shëndetësisë të Malit të Zi, dr. Jelena Borovinić Bojić, Marko Čadež, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, tha se vaksinimi i biznesmenëve dhe punonjësve të tyre nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria, dhe Kosova do të organizohej fundjavën e ardhshme, në Beograd, për ata që dëshironin të mbroheshin nga Covid-19.”

“Tani ne duam të ndihmojmë fqinjët tanë të kenë sukses në ruajtjen e ekonomive të tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë i gjithë rajoni mund të ecë përpara ” – tha Marko Čadež

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026