Më bind dot për votën në 60 sekonda? Milva Ekonomi dhe Jorida Tabaku japin mesazhet e tyre

19 Mars 2021 | 15:54

Në emisionin “RinVote” në Euronews Albania, ku kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit përballen me të rinjtë, ata do të kenë mundësi që në fund, për 60 sekonda të japin arsyet se përse një i ri duhet të votojë për ta.

Kandidatja e PS-së për deputete, Znj. Milva Ekonomi tha se një i ri duhet të votojë për socialistët pasi “PS beson shumë te profesionalizmi” dhe se përmes investimeve në universitete dhe programet mbështetëse “të rinjtë mund të gjejnë frymëzimin”.

“Në PS ata mund të gjejnë një model jashtë dhunës, jashtë urrejtjes, jashtë gjuhës ofenduese sepse PS përdor si shembull modele dijeje, modele që frymëzojnë dhe ndërkohë që të jep mundësinë dhe garancinë me të tëra gjërat që ka bërë që të shikosh që kjo është e ardhmja jote, ka start-up-e plot, ka iniciativa plot që të mundësojnë ty që të jesh një i ri aktiv,” – u shpreh ndër të tjera Znj. Ekonomi.

Ndryshe nga kandidatja e PS-së, Znj. Jorida Tabaku, nga PD, tha se thirrja për të votuar “shkon përtej Bashës apo Ramës” pasi kjo “është një zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë”.

“[…] duhet me patjetër t’i marrim në dorë frenat dhe të vendosim dhe të votojmë, kushdo që nuk voton sot është një votë për PS-në, kushdo që nuk voton sot, nuk voton për integrimin në BE,” – tha Tabaku duke u bërë thirrje të rinjve të votojnë më 25 prill.

“Mendoj se të rinjtë e meritojnë, familjet shqiptare e meritojnë dhe besoj se ne do t’ia japim këtë, do ta rikthejmë shpresën, do ta ndryshojmë sistemin do të marrim vendime të rëndësishme për të rinjtë që të rikthehen në Shqipëri, përndryshe tranzicioni do të jetë i kotë,” – tha Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023