Transportuan një kallashnikov me autobus nga Pogradeci për ta shitur, 2 në pranga
Dy persona u arrestuan nga policia në Tiranë pasi u kapën me një armë zjarri tip kallashnikov pa leje të cilin e kishin transportuar nga Pogradeci me qëllim për ta shitur.
Në kuadër të operacionit të koduar “Udhëtarët” u vunë në pranga shtetasit Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët”. Si rezultat këtij operacioni, te terminali i autobusëve në afërsi të Casa Italias, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit të çantës personale të cilën këta shtetas mbanin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë. Arma e zjarrit ishte sjellë nga Pogradeci në Tiranë, për tu shitur tek persona të tjerë”, bëri me dije policia.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta